COP 26 – Vodafone Albania mbështet misionin: Së bashku për planetin!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
COP 26 – Vodafone Albania mbështet misionin: Së bashku për planetin!

Mbi 100 shtete, përfaqësues të shoqërisë civile, të të rinjve dhe biznesit, janë mbledhur së bashku në Konferencën për Ndryshimet Klimatike, të njohur si COP 26. Qëllimi vazhdon të mbetet përshpejtimi i marrjes së masave për arritjen e objektivave të Marrëveshjes së Parisit dhe Marrëveshjes Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet e Klimës. Ky është takimi më i rëndësishëm pas atij të COP 21, që u mbajt në 2015-ën, në Paris, ku morën pjesë mbi 200 liderë botëror, të cilët pranuan dhe nënshkruan Marrëveshjen e Parisit për Klimën. Kjo marrëveshje angazhon pothuajse të gjitha vendet pjesëmarrëse për të ndaluar ndryshimet klimatike dhe marrjen e masave për të parandaluar shkaqet dhe efektet e këtyre ndryshimeve.

Për 12 ditë me radhë COP 26 do të ketë në fokusin e saj diskutimet për masat që priten të merren për të zbatuar angazhimet e marrëveshjes së Parisit. Pjesë e këtij angazhimi është bërë padiskutim edhe Shqipëria.

Në këtë kontekst, Vodafone Albania, Qeveria Gjermane përmes GIZ (Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusarmmenarbeit dhe FAO (Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara) po mbështesin Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve, të sektorit publik dhe privat për rolin thelbësor që ata kanë dhe angazhimet që mund të ndërmarrin për ta bërë Shqipërinë një vend miqësor ndaj ndryshimeve klimatike.

Në Sheshin Skënderbej, përgjatë 12 ditëve të punimeve të konferencës, do të transmetohen, direkt, sesione të ndryshme nga COP 26.

Advertisement

Ekspertët e klimës dhe jo vetëm, do të jenë aty të pranishëm, për të shpjeguar më shumë mbi këto zhvillime, si dhe për të informuar për vendimmarrjet, mesazhet, negociatat e çdo shteti që do të përcillen ditë pas dite nga konferenca.

Angazhimi i Vodafone Albania, vjen në vazhdën e politikave dhe nismave që Vodafone Group ndërrmerr në drejtim të kontributit për luftën ndaj ndryshimeve klimatike. Përdorimi 100% i  energjisë së rinovueshme që prej korrikut 2021, vlerësimi si rrjet i gjelbër, vendosja e makinave elektrike që reduktojnë në mënyrë të ndjeshme shkarkimet e CO2 në ajër, vendosja e paneleve diellore, aplikacioni “Tirana Ime”, i cili mundëson matjet në kohë reale të cilësisë së ajrit në Tiranë, fushatat e vazhdueshme RedlovesGreen, janë nisma që dëshmojnë seriozitetin dhe angazhimin e vazhdueshëm dhe konkret të Vodafone Albania në luftën kundër ndryshimeve klimatike në vend. Të bindur se rrjeti digjital dhe teknologjia kanë një rol kyç për përmirësimin e ndryshimeve klimatike, Vodafone Albania do të vazhdojë ta luajë rolin e tij për misionin e madh: Së bashku për planetin!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy