DESI, teleskopi i ri që do të masë zgjerimin e Universit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
DESI, teleskopi i ri që do të masë zgjerimin e Universit

Teleskopi DESI, që synon të vizatojë një hartë 3D të kozmosit me një saktësi të pashembullt, ka filluar vëzhgimet e tij nga SHBA, njoftuan sot menaxherët e këtij projekti ndërkombëtar, të cilët synojnë të kuptojnë më mirë zgjerimin e Universit.

I instaluar në shkretëtirën e Arizonës, instrumenti spektroskopik DESI do të përqendrojë për pesë vjet 5 000 “sytë” e tij me fibra optike në qiellin e natës, në mënyrë që të kapë dhe analizojë dritën e 35 milionë galaktikave, në kohë të ndryshme të Universit.

“Këto të dhëna pritet t’u mundësojnë shkencëtarëve të kuptojnë këtë forcë misterioze të quajtur “energjia e errët”, që konsiderohet përgjegjëse për përshpejtimin e zgjerimit të Universit”, shpjegoi në një njoftim për shtyp laboratoi i Berkeley-t, që mbikëqyr programin.

“Për shkak të zgjerimit të universit, galaktikat po largohen nga njëra-tjetra dhe sa më shumë që largohen, aq më shumë drita që ata lëshojnë zhvendoset drejt gjatësisë së valëve të gjata të spektrit të vëzhguar, domethënë drejt së kuqes”, sqaroi Komisioni francez i Energjisë Atomike (CEA), i përfshirë në këtë mision astronomik.

Advertisement

Duke analizuar rrezatimin energjik të galaktikave, DESI do të jetë në gjendje të masë këtë zhvendosje të kuqe të lidhur me shpejtësinë e tyre të largimit dhe kështu të sigurojë informacion mbi distancën e tyre nga Toka.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy