Drejt rënies? Elon Musk shet 4 miliardë dollarë aksione të Teslës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shefi i Teslas, Elon Musk ka shitur 19.5 milionë aksione të tjera të prodhuesit të makinave elektrike me vlerë 3.95 miliardë dollarë.

Lajmi vjen më pak se dy javë pasi njeriu më i pasur në botë përfundoi blerjen e Twitter-it prej 44 miliardë dollarësh.

Çmimi i aksionit të Teslas ka rënë me më shumë se 50% që nga fillimi i këtij viti.

Tesla po tërheq pak më shumë se 40,000 automjete të saj në SHBA për shkak të një problemi të mundshëm me drejtimin e tyre.

Advertisement

Arsyeja e shitjeve të fundit, të cilat u zhvilluan javën e fundit, nuk është bërë ende e ditur.

Shitja e fundit e sjell vlerën totale të aksioneve të Tesla-s të shitura nga Musk në pothuajse 20 miliardë dollarë që kur ai njoftoi në fillim të këtij viti se kishte blerë aksionet në Twitter.

Ai shiti 8.5 miliardë dollarë aksione të Teslas në prill të këtij viti dhe rreth 7 miliardë dollarë të tjera në gusht.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy