E-wallet, 36 shërbime nga posta shqiptare online, Rama: Zerojmë ryshfetet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Postën shqiptare mund ta kesh edhe në celularin tënd. E- wallet është aplikacioni më i ri online falas, ku mund të marrësh shërbime që më herët ofroheshin në sportelet e postës shqiptare, si pagesa e gjobave, faturave të energjisë elektrike, të ujit, apo edhe transferta parash brenda vendit në kohë reale.

Kryeministri Edi Rama, i cili pa nga afër një nga ambientet e reja të postës shqiptare në Elbasan, foli për prerje rruge të ryshfetit në sportelet.

“Kalimi në këtë platformë është një transformim gjigant që zeron ryshfetin, dhe zeron stresin për shkak të vonesave, zvarritjeve etj”, deklaroi kryeministri.  

Edhe shpërndarja e pensioneve në banesë pritet të jetë në e-wallet në fund të janarit, ndërkohë që aktualisht rreth 160 mijë pensionistë marrin këtë shërbim në banesën e tyre përmes postës shqiptare. 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy