Efekti serë, Elon Musk propozon zgjidhjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shefi i kompanisë “Tesla”, Elon Musk i ka habitur të gjithë mbrëmë nëpërmjet postimit të fundit në rrjetin social “Twitter”, duke vënë në dukje risitë që sjell aktiviteti i kompanisë në hapësirë.

“SpaceX po fillon një program për të hequr CO2 nga atmosfera dhe për ta kthyer atë në karburant raketash. Bashkohuni nëse jeni të interesuar”, dhe ma pas shkroi se ky është një lajm i rëndësishëm edhe për Marsin.

Nuk dihet ende se kur do të nise programi që fton të bëhen pjesë edhe kompani të tjera, por nëse kjo është e mundur një sërë procesesh të shkaktuara nga efektet serë që kanë si nxitës dioksidin e karbonit do te eliminoheshin. 

Një ditë më parë, Revista “Time” e shpalli drejtorin ekzekutiv të “Tesla” dhe SpaceX, Elon Musk, si “Personin e vitit”.

Advertisement

Viti 2021 ka qenë një vit i mbarë për Musk, pasi në këtë vit u bë njeriu më i pasur në botë. Ndërkohë, me SpaceX lëshoi në orbitë edhe raketën e parë me një ekuipazh të përbërë vetëm nga turistë, pa asnjë astronaut profesionist në bord.

“Bloomberg” vlerëson se pasuria neto e tij është mbi 336 miliardë dollarë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy