Eksplorimi i botës nënujore me superjahtin luksoz

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Së shpejti bota do të ketë superjahte luksoze, të cilat falë një dizajni të ri do të mund të transportojnë në thellësitë e oqeanit të interesuarit brenda disa minutash.

Koncepti Hydrosphere është përshkruar nga projektuesit e saj “Gresham Yacht Design”, si një mundësi unike për të eksploruar botën nënujore, duke ofruar një përvojë të jashtëzakonshme për të apasionuarit.

Zbulimi i këtij koncepti të ri nga Gresham Yacht Design po konsiderohet si fillimi i një mënyre të re të përjetimit dhe studimit të oqeanit, dhe vjen ndërsa kërkesa për zhytjet personale po rritet.

Kompania thotë se çmimi për këtë projekt është i vështirë të përcaktohet, pasi do të përfshijë ose ndërtimin e një jahti ose ndryshimin e një ekzistuesi.

Advertisement

Po ashtu, projektuesit thonë se koncepti ka tërhequr shumë interes, kështu që ekziston një shans që ai të realizohet brenda viteve të ardhshme.

“Teknologjia dhe mënyra e dijes për ta bërë këtë ide në realitet tashmë ekziston, kështu që nuk do të ishte e vështirë të ndërtohej. Kushdo që e do detin dhe dëshiron të zhytet në të, padyshim që do të tërhiqet nga kjo ide,” shton ai. a2news

{gallery}

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy