Elon Musk hyn në selinë e Twitter me një lavaman në dorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Elon Musk ndryshon përshkrimin e profilit të tij në Twitter dhe e quan veten “Chief Twit”. Një ndryshim që vjen me afrimin e afatit për mbylljen e marrëveshjes së blerjes së kompanisë.

Deri më 28 tetor, ai do të duhet të përfundojë marrëveshjen, në të kundërt, siç përcaktohet nga gjykata e Delaware, ai do të shkojë në gjyq.

Musk më pas postoi një video që tregonte atë duke hyrë në selinë e Twitter me një lavaman në dorë.

Sipas agjencisë Bloomberg, Musk do t’u drejtohet punonjësve të Twitter të premten, pikërisht ditën që pritet të mbyllet marrëveshja për blerjen e social nga pronari i Tesla.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy