Elon Musk zotëron 3,5 miliardë dollarë aksione në Twitter, ka më shumë se vetë themeluesi i rrjetit social

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Elon Musk zotëron 3,5 miliardë dollarë aksione në Twitter, ka më shumë se vetë themeluesi i rrjetit social

Elon Musk ka rritur së fundmi në 9,2% pjesën e aksioneve të tij në kompaninë e rrjetit social Twitter, duke u bërë kështu aksioneri më i madh individual.

Blerja u regjistrua të hënën dhe menjëherë pas publikimit të lajmit, aksionet e kompanisë pësuan një rritje me 20% në vlerë. Musk nuk dha detaje për sa kishte paguar për aksionet e vlera, por në total, aksionet që ai zotëron tashmë në kompani vlejnë 3,5 miliardë dollarë, nga 2,9 miliardë që vlenin më parë. Musk gjithashtu zotëron tashmë katër herë më shumë aksione se vetë themeluesi dhe CEO i kompanisë, Jack Dorsey.


Advertisement

CEO i Twitter: Shpresoj që Bitcoin të sjellë paqen në botë. Elon Musk e provokon: A do ta pranoje si formë pagese?

Sipërmarrësi miliarder nuk zbuloi se pse realizoi këtë investim, por në të kaluarën e ka kritikuar platformën sociale. “Duke qenë se Twitter tashmë është sheshi i debatit, fakti që nuk u përmbahet parimeve të fjalës së lirë minon thellësisht demokracinë”, pati deklaruar Musk muajin e kaluar përmes llogarisë së tij në rrjetin social, ku ka 80 milionë ndjekës, shumë më tepër se çdo CEO në botë.

Advertisement

Vendimi për të rritur pjesën e tij të aksioneve mund të shihet si synim i Musk për të luajtur një rol më aktiv në mënyrën sesi drejtohet kompania.

View this post on Instagram

A post shared by A2 CNN Affiliate (@a2cnn)

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy