Facebook iniciativë për të luftuar kundër mohimit të Holokaustit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Facebook iniciativë për të luftuar kundër mohimit të Holokaustit

Kompania Facebook po zgjeron një iniciativë që lufton antisemitizmin duke siguruar informacion për përdoruesit që kërkojnë fjalë kyçe në lidhje me Holokaustin.

Facebook dhe Kongresi Botëror Hebre (WJC) njoftuan të enjten se do të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre në 12 gjuhë të tjera.

Që nga fundi i janarit, përdoruesit e Facebook-ut mund të kërkojnë në anglisht për terma që lidhen me Holokaustin ose mohimin e tij drejtohen drejt AboutHolocaust.org, një faqe në internet e krijuar nga WJC dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

Nga sot faqja e internetit do t’u sugjerohet gjithashtu përdoruesve në 12 gjuhë të tjera, duke përfshirë arabishten, frëngjishten, polonishten, rusishten, spanjishten, portugalishten dhe gjermanishten.

Advertisement

“Mohimi i Holokaustit, shtrembërimi i Holokaustit dhe përhapja e miteve të komplotit rreth Holokaustit janë bërë gurë themeli në nxitjen e egër të urrejtjes antisemitike nga ana e supremacistëve të bardhë, neo-nazistëve dhe forcave të tjera ekstremiste”, theksoi presidenti i WJC Ronald S Lauder në nje deklarate.

“Kongresi Botëror Hebre është thellësisht i kënaqur për të punuar me UNESCO dhe Facebook për të siguruar që 2,7 miliardë përdoruesit e Facebook janë të pajisur me informacion të saktë dhe gjithëpërfshirës rreth Holokaustit”, shtoi Lauder.

Facebook më parë kishte toleruar postime që mohonin Holokaustin në vendet ku kjo është e ligjshme.

Në Gjermani, mohimi i Holokaustit është i jashtëligjshëm.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy