Facebook: Inteligjenca artificiale do të kuptojë përmbajtjen e videove

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Facebook ka filluar trajnimin e algoritmeve të inteligjencës artificiale për të kuptuar përmbajtjen e videove të cilat do të publikohen në platformë. Kompania njoftoi një projekt të ri, të quajtur “Të Mësuarit nga Videot”, i cili synon të përmirësojë sistemet e të mësuarit dhe të fuqizojë aplikacione të reja.

Facebook tha se një pjesë e nismës do të shërbejë për të moderuar më mirë videot e ngarkuara, si dhe për të krijuar rekomandime më të sakta të shikimit për përdoruesit.

“Duke mësuar nga rrjedhat globale të videove të disponueshme për publikun, për qindra gjuhë, sistemet tona të AI jo vetëm që do të përmirësojnë saktësinë, por gjithashtu do të përshtaten me një botë që ndryshon me shpejtësi, për të njohur nuancat dhe shenjat vizuale të kulturave dhe rajoneve të ndryshme.

Një nga aplikacionet e para që do të përfitojë nga inteligjenca artificiale është Reels, një kopje e TikTok. Facebook thotë se projekti do të ndihmojë në përmirësimin e videove që aplikacioni u rekomandon përdoruesve, një përbërës thelbësor ky i mënyrës se si TikTok ka mbajtur të angazhuar përdoruesit e saj.

Advertisement

Algoritmet do të mësojnë “temat” nga videot që përdoruesit shikojnë dhe do të grupojnë video të ngjashme nën kategori të caktuara.

Politikat aktuale të Facebook lejojnë përdorimin e videove për zhvillime të brendshme kërkimore. (ANSA)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy