Facebook “nxin” Australinë/ Miliona përdoruesve iu është hequr aksesi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Facebook “nxin” Australinë/ Miliona përdoruesve iu është hequr aksesi

Kompania Facebook bllokoi përdoruesit australianë nga mundësia e shikimit ose shpërndarjes së përmbajtjes së lajmeve, si kundërpërgjigje ndaj një projektligji, i cili detyron kompanitë e teknologjisë të paguajnë për përmbajtjen e lajmeve në platformat e tyre. Edhe disa faqe qeveritare dhe shëndetësore gjithashtu u bllokuan.

 

Qeveria e Australisë kritikoi veprimin duke thënë se këto masa tregojnë fuqinë e jashtëzakonshme në treg të këtyre gjigantëve të mediave sociale, raporton Vizion Plus.

“Veprimet e Facebook-ut për të mos qenë miq me Australinë, duke ndalur informacionet thelbësore mbi shëndetin dhe shërbimet e urgjencës, ishin sa arrogante aq edhe zhgënjyese”, shkroi kryeministri australian, Scott Morrison, në faqen e tij në Facebook.

Advertisement

 

Autoritetet australiane thanë se vendimi për bllokim e lajmeve ka një ndikim të madh në komunitet pasi llogaritet se çdo muaj, rreth 17 milionë australianë vizitojnë mediat sociale.

 

Franca është qeveria e parë europiane që po zbaton rregullat, por vendimi sugjeron që Google, Facebook dhe kompani të tjera do të përballen me kërkesa të ngjashme në pjesë të tjera të bllokut tregtar të 27 vendeve anëtare.

Advertisement

 

Vitin e kaluar, Facebook njoftoi se do të paguante organizatat e lajmeve në SHBA duke përfshirë The Ëall Street Journal, The Ëashington Post dhe USA Today. Asnjë detaj në lidhje me marrëveshjet financiare nuk u bë i ditur.

 

Zhvillimet në Australi dhe Europë sinjalizojnë që bilanci financiar midis kompanive të internetit që vlejnë miliarda dollarë dhe organizatave të lajmeve mund të ndryshojë.

Advertisement

 

Facebook dhe Google deri vonë ishin bashkë në kundërshtimin e këtyre masave. Edhe Google kishte kërcënuar se do të anulojë shërbimet në Australi. Por, në ditët e fundit kjo kompani ka njoftuar marrëveshje për të paguar disa publikues.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy