Facebook tani do të quhet… Meta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Facebook tani do të quhet… Meta

Facebook ka njoftuar se do të ndryshojë emrin e platformës, ajo do të quhet “Meta”. Kompania, e cila e ka bërë të ditur këtë ndryshim përmes një konference, ka thënë se emri i ri përshtatet më shumë me atë që bën tani.

Po ashtu kompania ka bërë të ditura edhe planet për një botë online në të cilën njerëzit do të mund të luajnë, të punojnë dhe të komunikojnë në një ambient virtual, kryesisht përmes përdorimit të disa kufijve të veçanta.

Themeluesi i kompanisë, Mark Zuckerberg, ka thënë se “Meta” është fjalë greke që do të thotë “përtej”.

Ndryshimi i emrit vjen pas disa historish negative, të bazuara në dokumentet që janë publikuar nga një ish-punëtore, raporton BBC.

Advertisement

Frances Haugen, e cila ka punuar më parë për kompaninë, e ka fajësuar atë se ka prioritet përfitimin përpara sigurisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy