Facebooku bllokon ngjarjet që mund të mbahen afër vendit të inaugurimit të Bidenit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Facebook ka bërë të ditur se është duke bllokuar çdo ngjarje të re afër vendeve si Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi Amerikan ku do të mbahet inaugurimi i presidentit Joe Biden më 20 janar.

Kompania e rrjetit social ka bërë të ditur se do të bëjë një rishikim të të gjitha ngjarjeve në Facebook në lidhje me inaugurimin dhe se do të hedhë poshtë ngjarjet që do të shkelnin rregullat e tij, shkruan Reuters.

Kjo lëvizje e Facebookut vjen pas dhunës që kishte shpërthyer javën e kaluar në Washington kur mbështetësit e presidentit Donald Trump hynë me dhunë në Kongresin Amerikan, pas retorikës disa javore dhe organizimit të dhunës nëpër rrjetet sociale.

FBI-ja ka paralajmëruar për mundësinë e protestave të dhunshme të planifikuara në Washington dhe 50 shtete të tjera ditën e inaugurimit.

Advertisement

Facebooku gjithashtu ka thënë se po vendoste edhe kufizime të tjera, të tilla si bllokimi i llogarive të caktuara nga krijimi i videove të drejtpërdrejta, krijimi i ngjarjeve ose të qenit administrator i një faqeje apo grupi, “bazuar në sinjale të tilla si shkelje të përsëritura të politikave tona”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy