Falë inteligjencës artificiale mund të ”bisedohet” edhe me… Ajnshtajnin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Falë inteligjencës artificiale mund të ”bisedohet” edhe me… Ajnshtajnin

Fizikani me famë botërore Albert Ajnshtajn ”bëhet” digjital dhe zëri i tij sintetizohet për t’u huazuar në një program të inteligjencës artificiale (IA), sipas rezultatit të eksperimentit të dy kompanive të cilat, duke i dhënë jetë zërit të babait të relativitetit, synojnë të hedhin bazat e bisedave ndërvepruese midis qenieve njerëzore dhe inteligjencës artificiale.

Të dy kompanitë, Aflorithmic, një kompani e prodhimit të përmbajtjes audio, dhe UneeQ, e cila merret me ndërtimin e platformave digjitale, kanë bashkuar përpjekjet e tyre për të krijuar një prototip të inteligjencës artificiale.

”Qëllimi është t’u ofrojë përdoruesve mundësinë për t’i bërë platformës digjitale pyetje praktike në lidhje me jetën dhe punën shkencore të Ajnshtajnit, ashtu si të ishin duke biseduar me fizikanin e famshëm”, specifikojnë ata.

Kompanitë filluan me regjistrime historike të zërit të Ajnshtajnit.

Advertisement

Një zë i butë, i zhytur në mendime, i ngadaltë dhe me një theks të fortë gjerman.

Të dy kompanitë sqarojnë se ata kanë zgjedhur figurën ikonike të Ajnshtajnit “për reputacionin e tij si një gjeni, për të cilin shumë do të donin t’i bënin pyetje nëse mund ta kishin takuar personalisht”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy