FOTOT: “Fluturoni kudo në botë, për 4 orë dhe me 100$”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Industria e aviacionit mund të jetë në krizë për shkak të pandemisë së koronavirusit, por edhe për shkak të nismave për uljen e nivelit të gazrave të dëmshëm në atmosferë. Por ëndrra e një kompanie amerikane për të ringjallur fluturimet supersonike nuk është shuar.

Që prej daljes së parakohshme në pension të avionit të franko-britanik “Concorde”, shumë kompani janë përpjekur të përmirësojnë pengesat e tij, si kosto e lartë dhe dëmet e mëdha që shkaktonte në mjedis.

Tani, kompania amerikane “Boom Supersonic”, pretendon se është në rrugën e duhur për të rikthyer fluturimet super të shpejta. Tetorin e kaluar, kompania përfundoi testimin e një modeli prototip dhe CEO i saj, Blake Scholl, thotë për CNN se brenda vitit 2026 kompania do të ngrejë në fluturim acionin e parë komercial, të quajtur Mach 2.2. “Ose do të dështojmë, ose do të ndryshojmë botën”, thotë ai.

Avioni është konceptuar të mbajë 65-88 persona dhe do të përqendrohet në 500 udhëtime transoqeanike. Sipas tyre, një udhëtim nga Nju-Jorku për në Londër do të bëhet për 3 orë e 15 minuta, ndërsa nga Los Anxhelosi për në Sidnei do të duhen vetëm 8 orë e gjysmë.

Advertisement

Por pjesa më e bukur, sipas Scholl, është çmimi. Nëse Concorde kërkonte deri në vitin 2003 rreth 12 mijë dollarë për një biletë, “Boom Supersonic” synon të ketë bileta deri në 100$. “Do të na duhet kohë për të arritur aty”, thotë Scholl. “Por ky është synimi ynë brenda një ose dy dekadash”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy