FOTOT: Projekti i ri për modifikimin e motit me… dron

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas shumë të dhënave, brenda dy dekadave rreth 2/3 i popullsisë do të përballojë mungesë të  theksuar uji.

Disa nga këto shtete, ato më shumë të ekspozuara dhe që pavarësisht kësaj  kanë mundësi ekonomike të mëdha, po punojnë që tani për të zgjidhur këtë probleme. Si përshembull Emiratet e Bashkuara Arabe, që me një mesatare reshjesh prej vetëm 10 centimetra në vit, po financojnë projekte në gjithë botën.

Dikur ishte krijimi i oazave artificiale, sot teknologjia mundëson, në teori, edhe të ndikosh mbi eventet natyrore, si përshembull shirat.

Studime në këtë drejtim po kryen nga institute të ndryshme, por një nga ato që duken më premtuese vjen nga universiteti britanik i Reading, që nga vendi arab ka marrë një financim fillestar prej 1.5 milion dollarësh.

Advertisement

Shkencëtarët aty po testojnë mundësinë e disa dronëve, që të “hedhura” me një lloj katapulte në drejtim të reve, mund të ngarkojnë elektronet e tyre në mënyrë të tillë që të prodhojnë pika shiu.

Madje, mekanizmi shkon më tej. Nga momenti që në vende si Emiratet Arabe, temperatura e lartë bën që pikat e shiut praktikisht të avullojë para se të prekë tokën, këto dronë teknologjikisht të avancuar, mund të kenë edhe kapacitetin për të përcaktuar madhësinë e pikave, në mënyrë që intensiteti i shirave të komandohet në bazë të nevojave.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy