FOTOT: Publikohen pamjet e “Zotit të luftës në qiell”, bombarduesit të ri bërthamor kinez

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kina po punon për të pasur sa më shpejt gati një avion bombardues i cili mund të jetë në gjendje të ndërmarrë sulme bërthamore deri në territorin amerikan të Guamit dhe ndoshta edhe më larg.

Avioni Xian H-20 është thuajse gati për testime, pas publikimit të disa fotove dhe videove nga Korporata Shtetërore e Mbrojtjes në Kinë, Norinco. Për këtë projekt, Kina po punon prej vitesh, thonë analistët ushtarakë.

Sipas pamjeve të paraqitura, avioni kinez i ngjan atij amerikan USAF B-2 Spirit, i prezantuar fillimisht në vitet 1990. Në faqen kryesore të revistës së Norinco-s, “Lufta Moderne”, avioni është etiketuar si “Zoti i luftës në qiell”.

Avioni peshon 200 tonë dhe mund të mbajë deri në 25 tonë armatime, ndërsa shpejtësia maksimale arrin diku më pak se 980 km/h.

Advertisement

Jon Grevatt, një ekspert dhe analist i çështjeve ushtarake për zonën e Azi-Paqësorit, tha për “South China Morning Post”: “Ky mjet luftarak ajror përbën një përparësi strategjike, pasi Kina do të jetë në gjendje të godasë kundërshtarin në distancë të largët. Nëse nis përdorimi i gjerë, ky avion mund të ndryshojë “lojën” në atë territor”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy