FOTOT: Rekordi i mëparshëm iu vu në dyshim, supermakina amerikane arrin shpejtësinë… 455 km/h

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një supermakinë me vlerë 1,9 milionë dollarë është bërë më e shpejta në botë, pasi prodhuesi i saj deklaroi të mërkurën se ka arritur të udhëtojë me 455 km/h.

Ishte hera e dytë që SSC pretendonte se makina e saj, Tuatara, kishte thyer rekorde, pasi tetorin e kaluar në Las Vegas tha se arriti të kapte një shpejtësi prej 532 km/h. Por ai rezultat u vu në dyshim për shkak të një problemi me të dhënat nga rrjeti GPS dhe mospërputhjes me shpejtësinë e një helikopteri që po e ndiqte makinën nga lart.

Këtë herë, Tuatara e realizoi provën e saj në Qendrën Hapësinore “Kennedy” në Florida, më 17 janar, ku edhe arriti shpejtësinë prej 455 km/h. Rekordin e mëparshëm e mbante makina suedeze Koenigsegg Agera RS, me shpejtësinë maksimale 447 km/h.

Në vitin 2019, Bugatti Chiron arriti shpejtësinë 490 km/h, por rezultati gjithashtu është vënë në dyshim.

Advertisement

Puna për ndërtimin e kësaj makine nisi në vitin 2011, për t’u përfunduar në vitin 2018. Makina ka një motor me 8 pistona, 5,9 litra, me 1750 kuaj fuqi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy