Gjermania i ndalon Facebook-ut përdorimin e të dhënave të përdoruesve të Whatsapp-it

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermania i ndalon Facebook-ut përdorimin e të dhënave të përdoruesve të Whatsapp-it

Rregullatori kryesor i mbrojtjes së të dhënave të Gjermanisë për Facebook i ka ndaluar rrjetit social të përdorë të dhënat e përdoruesve të WhatsApp. Vendimi ka ardhur për shkak të polemikat të fundit mbi privatësinë e aplikacionit të mesazheve, të cilat autoriteti beson se janë të paligjshme.

Masa pason debatin që u hap në Hamburg pasi WhatsApp u kërkoi përdoruesve të pajtoheshin me kushtet e reja ose të ndalonin përdorimin e tij. WhatsApp ka pothuajse 60 milionë përdorues në Gjermani.

Johannes Caspar, kreu i Autoritetit për Mbrojtjen e të Dhënave në Hamburg, i cituar nga Euronews, thotë se ky urdhër synon të garantojë të drejtat dhe liritë e miliona përdoruesve që japin pëlqimin e tyre për kushtet e përdorimit në të gjithë Gjermaninë.

Rregullatori sugjeron që vendimi nuk lidhet vetëm me mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve por edhe për të shmangur që përmes përdorimit të të dhënave të ndikohet në vendimet e votuesve dhe të manipulohen zgjedhjet demokratike, në një kohë kur zgjedhjet parlamentare të radhës janë më 26 shtator.

Advertisement

Rregullatori tani do ta paraqesë rastin në Komitetin Evropian të Mbrojtjes së të Dhënave, organi përgjegjës për zbatimin e rregullave në të gjithë BE.

WhatsApp, i cili është në pronësi të Facebook, ka thënë se autoriteti i mbrojtjes së të dhënave të Hamburgut e ka keqkuptuar qëllimin e azhurnimit dhe se nuk kishte asnjë bazë të ligjshme për ndalimin.

Masa në fjalë ka hapur një front të ri në Gjermani mbi politikat e privatësisë së Facebook-ut.

Që nga viti 2018, privatësia në internet në Evropë i nënshtrohet Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR). Sipas këtyre rregullave, është Irlanda ajo që mbikëqyr Facebook-un, pasi selia evropiane e kompanisë është atje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy