Kancelarja, Angela Merkel inauguroi sot kompjuterin e parë kuantik të instaluar në Gjermani nga gjiganti informatik amerikan IBM në momentin kur Europa po aktivizohet për të çuar përpara këtë teknologji premtuese.

Kompjuteri, një “Q System One” i instaluar pranë Shtutgartit në bashkëpunim me institutin gjerman të kërkimit Fraunhofer dhe operacional që nga fillimi i prillit, është kompjuteri i parë kuantik i grupit IBM jashtë SHBA-së.
“Gjermania është ndër më të mirat në kërkimet mbi teknologjitë kuantike dhe synon të mbetet e tillë”, theksoi Merkel, e cila hartoi gjatë studimeve të saj një tezë në kiminë kuantike.
Teknologjia kuantike duhet të bëjë të mundur përdorimin e kompjuterëve hiper-të fuqishëm, duke “ironizuar” kapacitetet e superkompjuterëve më të mirë aktualë, falë shfrytëzimit të vetive fizike spektakolare të grimcave pafundësisht të vogla.