Në 70-vjetorin e tij, 10 kuriozite për kompjuterin e parë komercia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në 70-vjetorin e tij, 10 kuriozite për kompjuterin e parë komercia

Më 31 mars 1951, inxhinierët Presper Eckert dhe John Mauchly i dorëzuan Byrosë Amerikane të Regjistrimit atë që u quajt UNIVAC I (Kompjuter Universal Automatik I) dhe që kishte si qëllim monitorimin e bumit të foshnjave ose rritjen e konsiderueshme të popullsisë që ndodhi në SHBA në fillim viteve 1950.

Kompjuteri i parë komercial u vu në veprim më 14 qershor dhe 46 njësitë e para iu shitën disa kompanive, si General Electric dhe qeverisë amerikane.

Çfarë është e jashtëzakonshme në lidhje me këtë shpikje?

Dikush mund të mendojë se është çmimi i shitjes, midis 1,25 dhe 1,5 milionë dollarë.

Advertisement

Dikush mund të përmendë madhësinë e tij, sa një dollap me një peshë totale prej 13 tonësh.

Megjithatë, revolucioni i vërtetë konsiston në faktin se, për herë të parë në histori, një kompjuter u përdor për përpunimin e të dhënave dhe jo vetëm për ekuacione dhe llogaritje të ndërlikuara, funksioni kryesor deri në atë moment.

Për më tepër, për herë të parë u miratua termi “automatik”: të gjitha të dhënat, si numrat ashtu edhe shkronjat, u ruajtën dhe u lexuan nga një makineri-kasetë metalike, pa pasur nevojë të futeshin programe manualisht.

Një mjet plotësisht inovativ dhe vizionar që “Neë York Times” e quajti “Gjeniu matematik i gjatë 2,43 metra”, i aftë të regjistrojë dhe klasifikojë një qytetar mesatar duke u bazuar në gjininë, statusin martesor, arsimin, vendbanimin dhe informacione të tjera, në një të gjashtën e sekondës.

Advertisement

Ja  se cilat janë 10 kuriozitetet për UNIVAC, këtë risi revolucionare.

J. Presper Eckert dhe John Mauchly përfunduan në prag të falimentimit, pasi financimi i Byrosë së Regjistrimit ishte vetëm 400 000 dollarë dhe kostoja totale e projektimit dhe ndërtimit të UNIVAC I arriti në afërsisht 1 milion dollarë.

Çmimi i shitjes së kompjuterit të parë komercial ishte rreth 1,25 dollarë dhe 1,5 milionë dollarë.

Ai u përdor për herë të parë nga Byroja e Regjistrimit e SHBA për të monitoruar të ashtuquajturin bum të foshnjave ose rritjen e konsiderueshme të popullsisë që ndodhi në Amerikë në vitet 1950.

Advertisement

General Electric ishte kompania e parë private, që përdori UNIVAC I, për menaxhimin e listave të pagave dhe për sistemin e kontrollit të inventarit në magazinat e pajisjeve të fabrikës.

Ishte kompjuteri i parë në histori që parashikoi fitoren në zgjedhjet presidenciale. Më 4 nëntor 1952, ai i dha fitoren presidentit Dwight D. Eisenhower me një gabim prej 1%.

UNIVAC I ishte kompjuteri i parë në histori që u përdor për përpunimin e të dhënave, i aftë të ruajë si numrat, ashtu edhe shkronjat automatikisht.

Ai përbëhej nga 5 200 valvola tubolare, të gjitha të instaluara në procesor.

Advertisement

Peshonte 13 tonë, konsumonte 125 kË dhe funksiononte me një shpejtësi prej 2,25 MHz.

Ishte i aftë të bënte 455 shumëzime në sekondë dhe mund të ruante deri në 1 000 vargje në kujtesën e merkurit.

Çdo artikull i kujtesës mund të përmbajë dy udhëzime, një numër 11-shifror dhe shenja ose 12 karaktere alfabetike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy