“Gjeti” ilaçin e koronavirusit, Facebook “ngrin” profilin e Presidentit të Venezuelës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Facebook ka pezulluar përkohësisht profilin e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, për keqinformim mbi Covid-19.

Kompania bëri me dije të shtunën se Maduro ka promovuar një ilaç “mrekullibërës” kundër koronavirusit, ilaç i cili nuk ka marrë aprovimin e komunitetit mjekësor.

Maduro kishte postuar edhe një video ku vlerësonte vetitë e Carvativir-it, një medikament që, sipas mjekëve, është i rrezikshëm.

Një zëdhënës i Facebook tha për “The Verge” se kompania ndjek udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që thotë se deri tani nuk ka një kurë për Covid-19.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy