Gjiganti korean i teknologjisë braktis prodhimin e smartfonëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjiganti korean i teknologjisë braktis prodhimin e smartfonëve

Gjiganti korean i teknologjisë, LG ,do të braktisë prodhimin e smartfonëve. “Në tregun global, konkurrenca në industrinë e telefonisë mobile është bërë më e ashpër”, deklaroi kompania LG.

Kompania që prodhon jo vetëm smartfonë, por një gamë të gjerë produktesh teknologjike, përfshirë pajisjet më fitimprurëse, në 23 tremujorë radhazi ka shënuar humbje totale në sektorin e smartfonëve prej rreth 4,5 miliardë dollarë.

Shefi ekzekutiv i LG, Brian Kwon tha se kompania ka në plan të mbajë punonjës pavarësisht se çfarë ndodh me njësinë mobile.

Sipas analistëve, nëse LG mbyll biznesin e telefonisë celulare, kjo mund të rrisë kapitalizimin e saj të tregut pasi më shumë se pesë vjet humbje akumulative peshuan në vlerësim.

Advertisement

Më në fund, fundi i biznesit të saj të telefonisë mund të ndihmojë gjithashtu LG të përqendrohet në zgjerimin e biznesit të automjeteve, ku kohët e fundit nisi një ndërmarrje të përbashkët me furnizuesin e automjeteve ”Magna International” për të prodhuar pjesë këmbimi të makinave elektrike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy