Gjykata në Indi trajton rastin e lirisë së shprehjes në rrjetet sociale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata në Indi ka kërkuar përgjigje nga qeveria dhe Twitteri lidhur me peticionin që kërkonte rregulla më të qarta për përmbajtjen në rrjetet sociale për lirinë e shprehjes.

Kjo vjen pas pakënaqësive mes kryeministrit Narendra Modi dhe Twitterit, pasi kompania refuzoi të bashkëpunonte krejtësisht me urdhrat për të fshirë disa llogari që ishin kritike ndaj protestave të fermerëve.

Twitteri kishte thënë se nuk do të fshinte llogaritë e organizatave të reja, gazetarëve, aktivistëve dhe politikanëve, duke thënë se principet e saj mbronin shprehjen e lirë.

Megjithatë, Twitteri fshiu qindra llogari në Indi pasi qeveria i identifikoi ato që thoshte se shpërndanin dezinformata dhe që kishin përmbajtje provokative, shkruan AP.

Advertisement

Peticioni është nisur nga Ninit Goenka, anëtar i partisë së Modit. Avokati i tij i tha Gjykatës së Lartë se janë qindra llogari të rreme të njerëzve që po i shfrytëzojnë për ta prishur imazhin e qeverisë indiane.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy