Google do të fikë motorët e kërkimit në Australi?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Google thotë se do të mbyllë motorin e saj të kërkimit në Australi nëse aprovohet një projektligj i ri për mediat.

Në një seancë dëgjimore të Senatit në Canberra, drejtoresha menaxhuese e Google Australia Mel Silva, tha se projektligji “mbetet i pazbatueshëm”, dhe do të “shkatërrojë” mënyrën se si miliona përdorues kërkojnë përmbajtje në internet.

“Nëse ky version i Kodit do të bëhej ligj, nuk do të na jepte zgjidhje tjetër përveçse të ndalojmë vënien në dispozicion të Google Search në Australi,” u tha ajo ligjvënësve. “Ky do të ishte një rezultat i keq jo vetëm për ne, por për australianët, larminë e medias dhe bizneset e vogla që përdorin Google Search.”, shtoi Silva.

Sipas Silvas, shqetësimi kryesor i kompanisë me propozimin lidhet me faktin se ai “do të kërkojë pagesa thjesht për lidhje dhe fragmente vetëm për rezultatet e lajmeve në kërkim”.

Advertisement

“Shërbimi falas që ne u ofrojmë përdoruesve australianë dhe modeli ynë i biznesit, është ndërtuar mbi aftësinë për tu lidhur lirshëm midis faqeve të internetit”, tha ajo.

Google dhe Facebook kanë diskutuar me botuesit për vite me radhë, mbi mënyrën si ata shfaqin përmbajtjen e tyre, ndërsa kompanitë e mediave argumentojnë se gjigantët e teknologjisë, duhet t’i paguajnë ata për këtë.

Legji i ri do të lejojë media të caktuara të bëjnë ujdi, individualisht ose kolektivisht me Facebook dhe Google, dhe të hyjnë në arbitrazh nëse palët nuk mund të arrijnë një marrëveshje brenda tre muajsh, sipas Komisionit Australian të Konkurrencës dhe Konsumatorit, i cili paraqet propozimin e propozuar legjislacioni.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy