Google pezullon të gjitha reklamat në Rusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Google ka vendosur të pezullojë të gjitha reklamat në Rusi. Kompania e konfirmoi vendimin e marrë të premten me CNN.

“Në sajë të rrethanave të jashtëzakonshme, do të pezullojmë “Google ads” në Rusi”, tha kompania në një deklaratë. “Situata po zhvillohet me shpejtësi dhe do të vijojmë që t’iu mbajmë të përditësuar sa herë të jetë e arsyeshme”. Vendimi vlen për të gjitha reklamat që Google shfaq në Rusi, përfshi edhe YouTube, tha kompania.

Javën e kaluar, edhe Twitter mori një vendim të ngjashëm, duke ndërprerë reklamat në Rusi dhe Ukrainë. Ende nuk dihet nëse Facebook do të bëjë të njëjtën gjë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy