Google prezanton aplikacionin për “parashikimin” e tërmeteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Google prezanton aplikacionin për “parashikimin” e tërmeteve

Deri në vitin 2022, Google do të bëjë të disponueshëm aplikacionin ”Android Earthquake Alerts” me një përditësim të softuerit përkatës.

Është një sistem që do të zbulojë automatikisht lëkundjet e akseleometrit të secilit smartfon për të gjeneruar kështu paralajmërime në fazat fillestare të një tërmeti.

Platforma do të krijojë grafikë për lëvizjen e shtresave të Tokës duke alarmuar në rast të valëve që tejkalojnë pragun e rrezikut.

Google tashmë ka nisur ”Android Earthquake Alerts” në testimin e ashtuquajtur ”beta” në SHBA, Greqi, Zelandën e Re, Kazakistan, Kirgistan, Filipine, Taxhikistan, Turqi, Turkmenistan dhe Uzbekistan.

Advertisement

Qëllimi i deklaruar është krijimi i “rrjetit më të madh për zbulimin e tërmeteve në botë”.

Në telefonat Android, sinjalizimet do të dërgohen si një njoftim me indikacione vizuale se si të veprohet.

Ashtu si në Kaliforni, ku gjiganti bashkëpunon me Shërbimin Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara dhe Zyrën e Shërbimeve të Urgjencës në Kaliforni,  platforma do të komunikojë në mënyrë preferenciale me organet më të rëndësishme kompetente të secilit vend gjatë procesit të aktivizimit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy