Hakerë kinezë sulmuan aktivistë ujgurë në SHBA, tentuan t’ua vidhnin të dhënat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hakerët kinezë kanë shënjestruar aktivistë ujgurë dhe gazetarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në tentim për t’i spiunuar ata, thotë një hetim i kryer nga stafi i sigurisë në Facebook.

“Shënjestër kishin aktivistë, gazetarë dhe disidentë mes ujgurëve dhe pakicave tjera myslimane nga Xinjiang në Kinë, kryesisht që jetojnë në Turqi, Kazakistan, SHBA dhe vende të tjera”, është thënë nga Facebooku.

Hakerët dëmtuan pajisje elektronike “për të mundësuar mbikëqyrjen derisa në disa raste komprometuan apo përvetësuan faqet e internetit të lajmeve të popullarizuara, shkruan CNN.

“Ky grup përdori llogari të rreme në Facebook për të krijuar persona fiktivë që paraqiten si gazetarë, studentë, mbrojtës të të drejtave të njeriut ose anëtarë të komunitetit ujgur për të krijuar besim me njerëzit dhe t’i mashtrojnë ata duke klikuar në linqe jo të sigurta,” tha kompania.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy