minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
I dërgon mjekut fotografitë e të birit, Google keqkupton dhe ia bën jetën “ferr” - Struga.info


I dërgon mjekut fotografitë e të birit, Google keqkupton dhe ia bën jetën “ferr”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjigantët e informacionit online kanë zhvilluar algoritme tejet të sofistikuara për t’iu përgjigjur më së miri fluksit gjithmonë e më të madh të informacionit që çdo ditë marrin ose kalon përmes tyre.

Rrjetet sociale, ose motorët e kërkimit, janë në pararojë të këtij fluksi, ku shpesh fshihen materiale të rrezikshme dhe ilegale, shpërndarja e të cilëve duhet penguar.

Por algoritmet mbeten algoritme, nuk zëvendësojnë totalisht njerëzit dhe mund të gabojnë, si në rastin e një babai amerikan që ka treguar historinë e tij në prestigjiozen New York Times.

Mark, emër fantazie ky, jeton në San Francisko dhe pasi sheh një infeksion të vogël te organet gjenitale të të birit. Është periudha e karantinës nga, lëvizjet janë të kufizuara dhe infeksioni nuk duket shqetësues, për këtë arsyeje  vendos të dërgojë disa foto mjekut për një konsultë online, por aty fillon një histori paradoksale që i ngjan një novele të Franz Kafkës.

Advertisement

Fotografitë kalojnë në filtrin e Google, që njofton Markun se llogaria e tij është pezulluar për shkak të një thyerje të rëndë të rregullores, duke e sinjalizuar rastin të policia. Atij i zhduket emaili, fotografitë e ruajtura në E-cloud, kontrata e telefonisë Google Fi e pezulluar.

Marku dhe bashkëshortja e tij shpjegojnë arsyet mjekësore të atyre fotografive, duke dhënë prova të qarta që sigurisht bindin forcat e policisë, që ishin alarmuar për një rast të mundshëm pedofilie online, por çuditërisht jo kompaninë Google.

Një vit e gjysmë më vonë, llogaria e tij nuk është më riaktivizuar, me pasoja jo të vogla praktike por edhe psikologjike.

Historia e Markut nuk është e izoluar, çdo vit, janë rreth 600 mijë pamje të sinjalizuar nga filtrat  e ndryshme vetëm nga Google, me 270 mijë persona që shohin llogaritë e tyre të pezulluara ose të fshira, me gjithë të dhënat që ndodhen aty ndër vite.

Advertisement

Në rastin më të madh, vendimi është i justifikuar, madje kanë ndihmuar në identifikimin e shumë krimeve, por raste si ai i Markut nuk mund të mos shqetësojë dhe të bëj të kërkosh për një qasje më njerëzore në trajtimin e rasteve të caktuara, që janë thjesht keqkuptim, nuanca që mesa duket inteligjenca artificiale ende nuk kap plotësisht.         

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy