I gjithi me fibra karboni, jahti 350 milionë dollarësh ka portin e vet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I gjithi me fibra karboni, jahti 350 milionë dollarësh ka portin e vet

Jahtet superluksoze janë shndërruar në vitet e fundit në një industri të mirëfilltë, ku prodhues dhe dizajner të ndryshëm kërkojnë të shpalosin aftësitë e tyre më të mira për të krijuar mjete lundruese që përmbushin jo vetëm nevojat, por edhe ëndrrat e miliarderëve të botës.

Koncepti më i fundit që pritet të realizohet është ai i kompanisë italiane3 “Lazzarini Design Studio”, që me projektin e jahtit Saturnia shpreson të “pushtojë” detet.

Mjeti lundrues 100 metra i gjatë është projektuar të ndërtohet i gjithi me fibra karboni, çka ul me 50% peshën e tij, krahasuar me jahte të tjerë të ndërtuar me çelik apo alumin. E veçanta e këtij jahti do të jetë se projektuesit kanë parashikuar që të ketë portin e tij, ku varka të vogla apo motorë uji do të mund të futen brenda.

Diazjnuesit kanë menduar që jahti do të punojë me dy motorë me naftë dhe një sistem elektronik që do të mundësojë uljen e emetimit të gazrave të dëmshëm, me një shpejtësi maksimale prej 30 nyjesh detare, ose 55 km/h.

Advertisement

Në jaht do të ketë vend për 20 të ftuar, me po aq pjesëtarë të ekuipazhit. Pjesa e brendshme e tij nuk është finalizuar ende, por blerësit do të duhet të paguajnë plot 350 milionë dollarë për ta pasur në koleksionin e tyre këtë mjet.

Edhe pse Saturnia është ende një koncept, planet për sjelljen në jetë të tij janë optimiste, me projektuesit që besojnë se do të jetë gati brenda vitit 2024.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy