
Hulumtimet më të fundit thonë se tani një person mund të identifikohet përmes venave që ka në shpinë të dorës.
Njohja biometrike është bërë proces shumë i përhapur në vitet e fundit. Teknologjia e njohjes përmes pamjes së fytyrës është përdorur çdo kund, duke filluar nga aeroportet e deri tek departamentet e Policisë, për çështje të sigurisë, shkruan CNN.
Mirëpo tani, hulumtues nga një universitet i Australisë thonë se disa metoda biometrike kanë “njohur dobësim gjatë viteve”.
Sipas tyre, gjurmët nga prekjet e gishtit mund të mblidhen nga prekjet që dikush ka bërë, pamja e fytyrës mund të kopjohet duke përdorur pamje nga rrjetet sociale, ndërkaq venat e dorës janë më pak të mundshme për tu kopjuar.
Ata thonë se teknika e njohjes përmes venave të dorës nuk është e re dhe kërkon teknologji të veçantë por për këtë qëllim mund të përdoren kamerat 3D.