minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Instagram do t’i ofrojë krijuesve deri në 35,000 dollarë dhe mënyra se si mund t’i fitoni do t’ju habisë - Struga.info


Instagram do t’i ofrojë krijuesve deri në 35,000 dollarë dhe mënyra se si mund t’i fitoni do t’ju habisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Instagram po u ofron shuma të mëdha parash krijuesve për të postuar video në Reels siç theksohet në një dy raporte nga TechCrunch dhe Business Insider.

Instagram njoftoi programin e tij të bonusit për Reels në korrik, kur CEO i Meta Mark Zuckerberg tha se kompania do t’u paguante 1 miliard dollarë krijuesve deri në vitin 2022.

TechCrunch me anë të një postimi në Reddit tregon se  përdoruesve do t’i ofrohen deri në 35.000 dollarë nëse Reels-et e tyre marrin 58.31 milion shikime në një muaj.

Ndërkohë krijuesve më të vegjël thuhet se i janë ofruar shuma më modeste.

Advertisement

TechCrunch raporton se këto bonuse duket se po rriten me kalimin e kohës. Një krijuesi tjetër me 24,000 ndjekës në Instagram, së fundmi iu ofruan 8,500 dollarë për 9.28 milionë shikime. E njëjta pagesë iu ofrua një anëtari të stafit të Verge me 15,000 ndjekës.

Duket se nuk ka ndonjë rregull se si shumat e pagesave korrespondojnë me numrin e ndjekësve.

Instagram tha për TechCrunch  se programi është nede në fazat e hershme dhe është duke u eksperimentuar.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy