Instagram e kopjon sërish, kupton se nuk është aq e lehtë “të heqësh qafe” TikTok-un

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Instagram po kopjon sërish TikTokun. Kësaj here duke futur një element të dizanjit përmes rëshqitjes vertikale të “stories”.

Instagram konfirmoi se storyt vertikale nuk po testohen por kodi për ndryshimin tashmë është në zhvillim e sipër. Kjo do të thotë që shumë shpejt e gjithë mënyra e navigimit në Instagram do kryhet në të njëjtën formë, me “scrolling”.

Kështu, instastoryt do të duken më shumë si Reels , që është një tjetër risi për të cilën platforma u akuzua gjerësisht se imitoi TikTokun.

Por gjashtë muaj pas lancimit, opsioni Reels nuk ka funksionuar ashtu si kompania kishte shpresuar dhe Adam Mosseri, kreu i Instagram, pranoi që kishte ende shumë punë për të bërë.

Advertisement

“Unë nuk jam ende i kënaqur me të,” tha Mosseri në një intervistë në Verge muajin e kaluar për Reels. “Kemi një rrugë të gjatë për të bërë”.

Ekspertët e mediave sociale thonë se Instagrami është bërë gjithnjë e më i komplikuar dhe konfuz, pasi po shfaqen gjithnjë e më shumë karakteristika, ndërsa thjeshtësia e TikTok i jep një avantazh të madh.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy