Inteligjenca artificiale parashikon edhe sa rëndë mund të prekeni nga COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inteligjenca artificiale parashikon edhe sa rëndë mund të prekeni nga COVID-19

Një ekip i shkencëtarëve në San Diego po shfrytëzon inteligjencën artificiale për të kuptuar pse simptomat e COVID-19 mund të ndryshojnë shumë nga një person tek tjetri, informacion që mund të rezultojë i dobishëm në luftën e vazhdueshme kundër koronavirusit dhe pandemive të ardhshme.

Studiuesit analizuan të dhënat e disponueshme për të parë se si viruset e tjerë ndryshojnë gjenet. Duke përdorur këtë informacion, ata gjetën një sërë gjenesh të aktivizuara në një gamë të gjerë infeksionesh, përfshirë koronavirusin e ri.

Këto gjene parashikuan nëse dikush do të kishte një rast të lehtë ose të rëndë të COVID-19 dhe nëse kishte të ngjarë të kishte një qëndrim të gjatë në spital.

Një ekip nga Universiteti i Kalifornisë, i bashkuar me studiues nga ”Scripps Research” dhe instituti ”La Jolla”, theksuan se qasja e tyre mund të ndihmojë në përcaktimin nëse trajtimet dhe vaksinat e reja po funksionojnë.

Advertisement

“Kur e gjithë bota u përball me këtë pandemi, u deshën disa muaj që njerëzit të kuptonin virusin e ri”, tha Pradipta Ghosh, biolog i qelizave dhe një nga autorët e studimit.

“Unë mendoj se kemi nevojë për më shumë nga kjo kornizë llogaritëse për të na drejtuar në gjendje paniku si kjo”, shtoi ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy