Investimet në Bitcoin: Nga blerja e Bentleyt në humbjen e gjithë pasurisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Investimet në Bitcoin: Nga blerja e Bentleyt në humbjen e gjithë pasurisë

Kriptovaluta më e madhe digjitale, Bitcoin, ka shpërthyer së fundmi duke prekur edhe shifrën e 48 mijë dollarëve, pas lajmit se “Tesla” investoi 1.5 miliardë dollarë në këtë valutë.

Entuziastët thonë se ajo është e ardhmja e parasë – por investimi më të ka rezultuar jo pak i rrezikshëm për disa.

Disa nga aventurat më interesante i ka përmbledhur BBC.

“Pagova për pushim”

Advertisement

James Saye, një adhurues i teknologjisë, kishte investuar në Bitcoin 500 funte në vitin 2017. Në kulm kishte nxjerrë 2500 dhe kishte udhëtuar për pushime në Islandë. Thotë se ka blerë sërish më 2018 kur çmimi kishte rënë dhe “nuk është pishman”.

“Plan për pension”

Image

Heather Delaney kishte vendosur vetëm pesë funte në fillim dhe ka parë teksa BTC-ja rritej deri në një fitim prej 585 për qind rritjeje. Thotë se s’planifikon të bëjë tërheqje deri në pension.

“Humbja e milionave”

Advertisement
Image

David Stubley, kishte klikuar gabimisht në një link mashtrues, që ia klonoi të dhënat e llogarisë. Nga 84 Bitcoinët që kishte, 83 iu transferuan mashtruesit. Atë kohë vlenin 475 mijë dollarë. Sot ajo arrin vlerën e 2.8 milionë dollarëve.

“Bleva një Bentley”

Image

Javed Khan nuk nisi mirë me Bitcoin. Fillimisht thotë se nuk kishte bërë asnjë transferim kur kishte investuar në vitin 2018, ndërsa më 2020 ajo shifër e investuar i mjaftoi të blinte një superveturë Bentley.

“Fatura e rrymës më vinte 600 dollarë kur bëja mihje”

Advertisement
Image

Rohan Muscat thotë se ishte në dijeni për Bitcoinin qysh në vitin 2010. Kishte nisur të bënte mihje. Në fund të 2016-s, vlera e pasurisë i arriti në 40 mijë dollarë. Fillimisht thotë se paguante deri 600 dollarë në muaj për rrymë, ndërsa më vonë kishte shitur pajisjet.

Aktualisht, BTC-ja po qarkullon në vlerën e rreth 46 mijë dollarëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy