Ja pse po ulen çmimet e makinave elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ja pse po ulen çmimet e makinave elektrike

Në muajin nëntor duke se ka pasur një trend në rënie të çmimit të makinave elektrike në mbarë botën. Prodhuesit e mëdhenj të automjeteve me bateri kanë vendosur që gjatë nëntorit të bëjnë një zbritje të çmimeve, për të shitur mjetet e ngelura stok nëpër dyqanet e tyre.

Kështu, çmimi i një makine “Tesla” Model 3 ra në gati 7 për qind, krahasuar kjo me muajin tetor, duke shënuar kështu një rënie prej 4 mijë paundësh.  

Sipas ekspertëve të fushës, njerëzit tanimë po e kthejnë gjithmonë e më shumë vëmendjen drejt makinave elektrike, referuar krizës se kostove të shtuara të jetesës, ndërsa e shikojnë përdorimin e një automjeti të tillë si një zgjidhje ideale.

Kështu, për një makinë elektrike të përdorur 3-vjeçare, rënia mes periudhës tetor – nëntor ishte rreth 3.6 për qind, bën me dije thisismoney.co.uk.

Advertisement

Pse njerëzit po blejnë në shumë automjete elektrike se më parë?

Një nga faktorët primarë që po ndikon në rritjen e shitjeve të modeleve elektrike janë kostot e larta të jetesës dhe kriza që ka përfshirë mbarë botën.

Shumë përdorues e kanë të pamundur të përballojnë kostot e furnizimit me naftë të automjeteve të tyre, sidomos tani që buxhetet e familjeve kanë rënë dhe kostot financiare janë rritur.


11 11 1024x512

Advertisement

Mbrojtja e klimës, Gjermania do të mbushë rrugët me makina elektrike

Advertisement

makinat elektrike 1280x654

“Makinat elektrike do të përbëjnë 59% të shitjeve të automjeteve brenda 4 viteve”

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy