“Justifikon vrasjen e myslimanëve”, grupet e të drejtave të njeriut sulmojnë krijuesit e video-lojës mbi luftën në Irak

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli mbi Marrëdhëniet Amerikano-Islamike, një grup me bazë në Uashington që mbron të drejtat e myslimanëve, u ka kërkuar kompanive Valve, Microsoft dhe Sony që të mos shpërndajnë një video-lojë mbi luftën në Irak.

Bëhet fjalë për “Six Days in Fallujah”, që tregon Betejën e Dytë të zhvilluar në këtë qytet, një nga më të përgjakshmet e Luftës së Irakut.

“Është një simulator vrasjesh ndaj popullsisë arabe, që e bën normale dhunën ndaj myslimanëve. Industria e videolojërave duhet të ndalojë trajtimin çnjerëzor të myslimanëve. “Six Days in Fallujah” justifikon Luftën në Irak dhe përforcon ndjenjat antimyslimane”, shprehet Këshilli.

Videoloja pritej të publikohej në vitin 2009, por tematika e saj polemizuese bëri që të shtyhej, derisa këtë muaj u njoftua papritur se do të jetë e disponueshme në fund të vitit 2021.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy