Kamperi i së ardhmes vetëm me panele diellore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kamperi i së ardhmes vetëm me panele diellore

Studentë holandezë, të ndjeshëm për çështjen e mjedisit, kanë krijuar një kamper të ri, i cili mendohet të jetë modeli i së ardhmes për udhëtimet turistike, që furnizohet nga panelet e tij diellore.

Mjeti i ri i quajtur “Stella Vita” mund të sigurojë energji të mjaftueshme për të lëvizur, ngrohur dushin, karikuar laptopin apo dhe për të gatuar një vakt të ngrohtë.

Ky krijim është rezultat i punës së 20 studentëve, që janë pjesë e një grupi kërkimor në Universitetin e Teknologjisë në Eindhoven.

Disa prej tyre do ta venë krijimin e ri në punë duke kryer një udhëtim përmes Europës që zgjat 3000 km deri në qytetin jugor të Tarifas në Spanjë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy