Kina i klasifikon lojërat online si “drogëra elektronike”, bien aksionet në bursa

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kompanitë më të mëdha të Kinës për lojërat online u goditën ndjeshëm, pasi media publike i klasifikoi ato si “drogëra elektronike”. Aksionet e Tencent dhe NetEase ranë me mbi 10% në orët e para të hapjes së bursës së Hong Kongut, megjithatë rifituan disa nga kuotat e humbura gjatë ditës.

Investitorët janë tepër të shqetësuar për shënjestrimin që po u bën Pekini këtyre firmave. Në muajt e fundit, autoritetet kineze kanë njoftuar një sërë masash kufizuese ndaj kompanive të teknologjisë dhe atyre të edukimit privat.

Në një artikull i publikuar nga e përditshmja “Informacioni Ditor Ekonomik”, shkruhet se shumë adoleshentë janë bërë të varur ndaj lojërave online dhe se kjo po sjell një ndikim negativ tek ata.

Gjithashtu, thuhet se studentët po luajnë deri në 8 orë në ditë lojën “Honor of Kings” dhe kërkon që qeveria kineze të marrë masa kundër industrisë së lojërave online.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy