Kina kundër gjigandëve të teknologjisë, prezantohen rregullat e reja anti-monopol

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kina kundër gjigandëve të teknologjisë, prezantohen rregullat e reja anti-monopol

Kina ka prezantuar rregullat e reja kundër monopolit të tregtisë. Rregullat e reja që kanë hyrë në fuqi nga dje janë prezantuar për herë të parë në Nëntor të vitit të kaluar dhe kanë si synim që të godasin sjelljet anti-konkurruese të kompanive të mëdha që zotërojnë një pjesë të konsiderueshme të tregut të shitjeve.

 mënyrë të veçantë, rregullat e reja ndalojnë platformat e tregtisë elektronike që të detyrojnë shitësit të merren ekskluzivisht me ta, siç janë Alibaba dhe JD.com që dyshohet se abuzojnë me pozicionin e tyre dominues të tregut.

Administrata Shtetërore e Kinës për Rregullimin e Tregut ka për qëllim të ndalojë fiksimin e çmimeve, si dhe vendosjen e çmimeve abuzive nga kompanitë e mëdha që synojnë të godasin konkurrentët.

Udhëzimet do të zbatohen gjithashtu për kompanitë e transferimit të parave online si WeChat Pay i Tencent dhe Grupi Ant, degë e Alibaba.

Advertisement

Administrata Shtetërore e Kinës për Rregullimin e Tregut në një deklaratë bëri me dije se vendimi për rregullat e reja erdhi pasi raportet e sjelljes anti-konkurruese ishin në rritje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy