Kompania që po përpiqet të rishpikë rrotën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kompania që po përpiqet të rishpikë rrotën

Shpikja më e madhe e njerëzimit është rrota. Por një kompani e prodhimit të gomave të makinave, po përpiqet ta rishipikë atë.

Prodhuesi francez Michelin, po punon me kompaninë amerikane të makinave, General Motors, për të krijuar një gomë pa ajër, që do të përdoret në të gjitha makinat elektrike Chevrolet, që do të dalin në qarkullim brenda pak vitesh.

Zyrtarët thonë se gomat pa ajër kanë disa përparësi, si për shembull askush nuk do të shqetësohet më për çarjen apo çfryrjen e tyre. Strategjia e re e Michelin është tepër ironike, pasi simboli i saj, i famshëm në të gjithë botën, është pikërisht “njeriu Michelin” i krijuar me goma të fryra me ajër.

Nëse Michelin ia del në këtë nismë, do të shënojë një epokë të re të përdorimit të gomave të makinave, pas 130 vitesh që njerëzit përpiqen të shmangin një prej problemeve më të mërzitshme, mbajtjen e gomave me ajër. Kompania Michelin fitoi famë të madhe në fund të viteve 1800, kur, pas rritjes së përdorimit të gomave me ajër për biçikleta, zhvilloi goma me ajër për automjete.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy