Kompanitë ajrore në krizë, përmirësimi vetëm nga viti 2023, por asgjë do të jetë si më parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kur flitet për sektorë ekonomikë të goditur nga pandemia, padyshim turizmi radhitet si një nga ato më të goditur. Por një tjetër industri, e lidhur me turizmin, nga më të fuqishmet globalisht para se të mësonim termin koronavirus, duket se jo vetëm ka pësuar humbje dramatike, por ndoshta nuk do të kthehet kurrë në ritmet e mëparshme.

Bëhet fjalë për industrinë ajrore, e cila për muaj të tërë u bllokua pothuajse totalisht, dhe sot është aktive  për një përqindje shumë të vogël të fluksit me të cilin ishte mësuar.

Mjafton të shohësh sa të zbrazur janë aeroportet kryesore në Europë dhe jo vetëm, për ta kuptuar. Por një studim i ditëve të fundit vë në dyshim vijueshmërinë e sektorit ashtu siç është strukturuar sot, edhe në vitet në vijim.

Sipas raportit të shoqërisë së konsulencës Bcg, industria ajrore mund të rimarrë ritëm vetëm në fund të vitit 2032. Ky është skenari më pozitiv, ai për të cilin brenda verës së 2021 vaksinat do të jenë të kudogjendura, pjesë e mirë e popullsisë europiane do të jetë e vaksinuar, dhe çdo pasagjer do të këtë mundësi të kryej një tampon të shpejtë para udhëtimit.

Advertisement

Por nëse skenari ndryshon, data mund të spostohet, të paktën deri në vitin 2025. Por një rikthim i qasjes para covid, sipas raportit,  do të duhet të ndryshohet përgjithmonë.

Lexo edhe:
Industria ajrore në pandemi

Raporti flet për një rënie e të paktën 8% të udhëtimeve për biznes, edhe kur përditshmëria jonë t’i jetë rikthyer normalitetit. Përshpejtimi i teknologjisë si përgjigje ndaj karantinës globale solli një dimension të ri për smart working, dhe tashmë të gjitha kompanitë kanë zhvilluar infrastrukturën dhe njohuritë e tyre digjitale. Veçanërisht i goditur do të jetë sektori i fluturimeve ndërkontinentale, ato në business class, ndërkohë që udhëtimet turistike do ta marrin veten, edhe ato me specifikat e tyre.

Advertisement

Sipas anketimit të kryer nga raporti, pjesa më e madhe e familjeve do të preferojnë udhëtime të shkurtra, jo më shumë se 2 orë fluturim. Raporti këshillon kompanitë ajrore të tregojnë kurajë, dhe të fillojnë nga tani ndryshimin  e strategjive të tyre, në destinacione por edhe në çmimet e ofruara, pa lënë mënjanë standardet e sigurisë, veçanërisht asaj shëndetësore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy