Kujdes! Mesazhe të rremë qarkullojnë në WhatsApp, ja çfarë duhet të bëni për të mos rënë pre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kujdes! Mesazhe të rremë qarkullojnë në WhatsApp, ja çfarë duhet të bëni për të mos rënë pre

Megjithë masat e shumta që kompania WhatsApp ndërmerr herë pas here për të penguar lajmet e rreme që përcillen nga përdorues të ndryshëm, sërish janë shënuar raste të reja.

Sërish, qytetarët kanë denoncuar disa raste ku persona anonim përpiqen që të krijojnë dhe shpërndajnë mesazhe false në emër të disa bankave të njohura në vend.

Referuar denoncimeve të mbërritura, mesazhi është përcjellë më shumë se pesë herë fillimisht nga burime anonime dhe më pas ka qarkulluar në platformë duke u bërë virale.

Specialistët kibernetikë, apelojnë qytetarët që të tregohen vigjilentë në momentin që marrin një mesazh të tillë duke e fshirë menjëherë.

Advertisement

Ky është mesazhi që po qarkullon me shpejtësi:

“Jeta doja të jepja nje ℹ Ti vete s’perfiton gje nga ky urdher, por të pakten do ndjesh kënaqësinë e të informuarit personat qe ti do për te perfituar kete shume.
Të gjithë ata persona qe Kane femije deri në 10 vjec, kane mundesi të terheqin nje dhurat nga qeveria për Ditë Vere me shumen 5000 leke te reja. Duke paraqitur nje certifikat personale te femijes dhe nje familjare, por me vule të njome jo nga e-albania. Kjo eshte e vlefshme deri me 14 Mars, dmth çdo kush mund të shkoj qe sot për t’a terhequr! 😘”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy