Kur makinat do ta kryejnë gjysmën e punës së njeriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Robotët do të shkatërrojnë më shumë se 85 milionë vende pune në bizneset e mesme dhe ato të mëdha. Dhe krejt kjo gjë do të ndodhë jo shumë kohë më vonë, por vetëm brenda pesë vjetëve të ardhshëm, pasi që pandemia e sëmundjes COVID-19 ka ndikuar në përshpejtimin e ndryshimeve në vendet ekzistuese të punës, duke i hapur rrugë kësisoj edhe thellimit të pabarazisë, shkruan Reuters. 

Një parashikim të tillë e ka bërë këtë javë Forumi Ekonomik Botëror (WEF) me anë të një studimi të fundit.

Studimet e kryera në afro treqind kompani globale kanë treguar se katër nga çdo pesë shefat ekzekutivë të bizneseve janë aktualisht duke u dhënë hov të ri planeve për digjitalizimin e punës dhe vendosjen e teknologjive të reja. Por me këtë rast, ata janë duke i zhbërë edhe përfitimet e gjeneruara për vendet e punës që nga kriza financiare e viteve 2007 dhe 2008.

Mbërritja e përshpejtuar e së ardhmes

Advertisement

Studimi i WEF-së ka treguar gjithashtu se “revolucioni robotik” do të krijonte 97 milionë vende pune në të gjithë botën. Ama puna është se edhe do të rrezikonte pothuajse po kaq sosh, duke i lënë disa komunitete në rrezik.

Vendet rutinore apo manuale të punës përbrenda administratave apo në procesimin e të dhënave konsiderohen si më të rrezikuarat nga kërcënimi i automatizimit, ka bërë të ditur WEF-ja. Mirëpo ka potencuar se vende të reja të punës do të gjenerohen në sektorin e përkujdesjes, të të dhënave të mëdha dhe në ekonominë e gjelbër.

“Pandemia e COVID-19 e ka përshpejtuar në mënyrë enorme mbërritjen e së ardhmes në vendet e punës”, ka thënë drejtoresha menaxhuese e WEF-së, Saadia Zahidi.

Për sa u përket punëtorëve që janë të vendosur për t’i ruajtur vendet e tyre të punës brenda pesë vjetëve të ardhshëm, pothuajse gjysma e tyre do të duhet që të mësojnë shkathtësi të reja teksa, qysh deri në vitin 2025, punëdhënësit do të nisin që t’i

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy