Lamborghini ekstrem quhet ”Zyrus LP1200”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lamborghini ekstrem quhet ”Zyrus LP1200”

Lamborghini më ekstrem i parë ndonjëherë në rrugë quhet ”Zyrus LP1200”.

Dizajneri norvegjez ”Zyrus Engineering”, i specializuar në modelet Lamborghini dhe Porsche, ka zbuluar krijimin e tij të fundit bazuar në Lamborghini Huracán LP640-4.

Ai quhet Zyrus LP1200 Strada i cili arrin deri në 1200 HP.

Në fund të vitit 2020, ”Zyrus Engineering” zbuloi versionin e përbërë nga 600 pjesë të reja për ta bërë Lamborghinin Huracán edhe më ekstreme.

Advertisement

Me zhvillimin e tij, Zyrus ka futur në motorin tashmë të fuqishëm 5.2 litërsh V10 të Lamborghinit, një palë turbo-karikues që lejojnë motorin të arrijë 900 kuaj fuqi në modalitetin “normal” të ngarjes.

Sidoqoftë, shoferi mundet, nëse dëshiron, të kalojë edhe në modalitetin ‘track’, duke liruar kuaj fuqi shtesë nga motori i rishikuar derisa të arrijë kulmin prej 1200 kf.

Për ta bërë super veturën edhe më sportive për sa i përket dizajnit, ekziston kompleti aerodinamik i bërë me porosi, duke përfshirë një parakolp të ri dhe një marmitë të re.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy