LG-ja do të ndalojë me prodhimin e telefonave të mençur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjiganti korean i teknologjisë, LG, do të ndalojë prodhimin e telefonave të mençur

Kompania që prodhon gamë të gjerë produktesh teknologjike, përfshirë pajisjet më fitimprurëse, smartphonet, për dy vjet radhazi ka shënuar humbje në vlerë të përgjithshme 4,5 miliardë dollarë, shkrua ATA të premten.

Shefi ekzekutiv i LG, Brian Kwon tha se kompania ka në plan të mbajë punonjës pavarësisht se çfarë ndodh me njësinë mobile.

“Në tregun global, konkurrenca në industrinë e telefonisë mobile është bërë më e ashpër”, deklaroi ai.

Advertisement

Sipas analistëve, nëse LG mbyll biznesin e telefonisë celulare, kjo mund të rrisë kapitalizimin e saj të tregut, pasi më shumë se pesë vjet humbje ndikuar ne zgjerim të përgjithshëm.

Fundi i biznesit të saj të telefonisë mund të ndihmojë gjithashtu LG-në të përqendrohet në zgjerimin e biznesit të veturave, ku kohët e fundit nisi një ndërmarrje të përbashkët me furnizuesin ”Magna International” për të prodhuar pjesë këmbimi të veturave elektrike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy