Makina që ka përdorur James Bond dhe që sot vlen miliona euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Makina që ka përdorur James Bond dhe që sot vlen miliona euro

Në filmin e James Bond të vitit 1979, me titull “Moonraker”, agjenti 007 shihet në një makinë Hispano-Suiza J12, e vitit 1936.

Kjo makinë konsiderohej si një nga më të mirat në botë e epokës së saj dhe ekspertët thonë se ky model spanjoll sot vlen miliona euro.

Mendohet se në ankandin e 18 gushtit, në Pebble Beach, do të shitet për 2-3,5 milionë euro. Kjo makinë ofronte për kohën një fuqi, rendiment dhe lehtësi manovrimi të jashtëzakonshme. Ajo kishte një motor prej 6 cilindrash me 220 kuaj fuqi.

Hispano Suiza prodhoi vetëm 114 njësi të J12 dhe sot nuk dihet se sa kanë mbetur “gjallë”. Ndërkohë që makinat me karroceri të hapur kanë qenë vetëm 10.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy