Makina që synon të bëhet më e shpejta në botë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Makina që synon të bëhet më e shpejta në botë

Hennessey Venom F5 synon të bëhet makina më e shpejtë e serisë që është prodhuar ndonjëherë me projektin e saj për të arritur 539 kilometra në orë.

Prodhuesi amerikan i makinave është gati të konkurrojë për këtë titull sipas rregullave që parashikon libri i rekordeve Guinness.

Makinës i duhet të bëjë dy xhiro shumë të shpejta, të cilave iu përllogaritet mesatarja.

Aktualisht titullin e makinës më të shpejtë të serisë e mban Koenigsegg’s Agera RS, e cila në vitin 2017 arriti 447 km në orë.

Advertisement

Hennessey ka mundësinë që ta thyejë këtë rekord falë motorin të tij 6.6 litërsh biturbo V8 që prodhon 1817 kuaj fuqi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy