Maserati prezanton mjetin e parë elektrik, ”vetëtima” ndërthurje e luksit dhe materialeve të ricikluara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maserati prezanton mjetin e parë elektrik, ”vetëtima” ndërthurje e luksit dhe materialeve të ricikluara

Maserati prezanton mjetin e parë elektrik, një ”vetëtimë” ndërthurje e luksit dhe materialeve të ricikluara

Në 2023, Maserati do t’ i bashkohet emrave të tjerë të mjeteve luksoze, si Bentley dhe Jaguar, që do të prezantojë një model elektrik, për më shumë një SUV.

Bëhet fjalë për modelin Grecale Folgore, ku fjala “folgore” (vetëtimë, në italisht) përfaqëson mirë energjinë elektrike që furnizon mjetin, por edhe shpejtësinë e tij, që kap të paktën teorikisht 300 kilometrat në orë.

   

Advertisement

Ky është modeli i parë elektrik i markës italiane, dhe i dyti SUV në total, pas atij Levante që përfaqëson tashmë rreth 60% të shitjeve për Maseratin.

Me dimensione më të reduktuara sesa Levante, modeli i ri nuk i ka zbuluar ende të gjithë specifikat e saj, duke filluar nga më e rëndësishmja për një automjet elektrik, që është autonomia e mbushjes, si dhe shpejtësia me të cilin karikohet.     

Ajo që dimë është bateria 400v me një kapacitet 105kWh, dhe se nuk do të mungojnë si gjithmonë materialet prestigjioze në ambientin e brendshëm, por kësaj herë të ndërthurur me një teknologji të re në tapiceri.

Bëhet fjalë për Econyl, materialin ekologjik por tejet të fortë që vjen nga riciklimi i rrjetave të peshkatarëve. Edhe çmimi mbetet misër, por flitet për një çmim diku nën 100 mijë eurove.  

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy