Mbërrin në Evropë supercelulari i Xiaomi-t

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbërrin në Evropë supercelulari i Xiaomi-t

U prezantua zyrtarisht në fund të vitit 2020, por vetëm për tregun aziatik. Nga sot, celulari i ri i markës Xiaomi do të jetë i disponueshëm edhe për Evropën.

Xiaomi Mi 11 u prezantua për pjesën tjetër të botës në një event “online” mesditën e sotme, duke treguar ekranin e tij të madh gati 17 cm, që ngjan pothuajse me një tablet. Ky ekran mbrohet nga xhami Corning Gorilla Glass Victus.

Sipas Xiaomi, ky do të jetë celulari i parë në treg me një procesor Qualcomm Snapdragon 888, procesor që do të përdoret nga të gjitha markat e tjera që do të prezantojnë celular gjatë këtij viti.

Sa i përket kamerave, në pjesën e pasme ka një kamerë të trefishtë: 108 megapiksel, 13 megapiksel dhe 5 megapiksel. Në pjesën ballore, një kamerë 20 megapiksel.

Advertisement

Me 8 GB RAM dhe 128 GB hapësirë, Xiaomi Mi 11 do të kushtojë 750 euro.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy